Balliu tregon se pse Rama refuzon të përballet në debat me Bashën

Shqipëria

Balliu tregon se pse Rama refuzon të përballet në debat me Bashën

Më: 26 mars 2021 Në ora: 21:39
Fahri Balliu

Kryeministri dhe kreu i socialistëve Edi Rama e bëri të qartë mbrëmë se nuk ka ndërmend të përballet në një debat televiziv me kundërshtarin e tij politik Lulzim Basha për zgjedhjet e 25 prillit.

Publicisti, Fahri Balliu, thotë se Rama është i kompleksuar nga Basha pasi është ky i fundit që i mori karrigen e kryetarit të Bashkisë në zgjedhjet vendore të 2011.

Balliu: Rama i fsheh dramat e tioj, komplekset e tij. Rama ka një kompleks të rëndë nga Basha, në thelb Rama e ka më të rëndë kompleksin ndaj Lulzim Bashës se ndaj Saliut.Lulzim Basha e ka hequr nga karrigia e kryetarit të Bashkisë, e ka mundur njëherë Lulzim Basha Edi Ramën. Ai që të mund njëherë, të mund të të dytë dhe kjo është drama e tij. Për të mos u kuptuar kjo dramë dhe ky kompleks i tij ai krijon këtë, jo kukull, jo stërkukull. Kur qenka kukull aq më mirë, dil ti atje. Rama e ka shumë siklet ballafaqimin me çdo njeri, jo me Lulzim Bashën që ka për ta bërë fërtele, por edhe me gazetarët. Nuk ka rënë në ndonjë hundëlesh taman që ti tregojë vendin. E ka si kompleks të paaftësisë totale të tij dhe të frikës për tu ballafaquar me kritikën dhe qëndrimin opozitar.

Duke komentuar stilin e të bëri fushatën të kreut të opozitës, krejt i kundërt nga ai i shefit të mazhorancës dhe gjuhën e butë të përdorur ndaj kundërshtarit politik, Balliu thotë se qetësia e Bashës është ajo çfarë i duhet vendit në këtë moment për tu kthyer në normalitet.

Balliu: Basha ka ndjekur rrugën për të cilën ky popull është shumë i përmalluar. Ka ndjekur rrugën e qetësisë, arsyetimit dhe të argumentit dhe jo të fuyerjeve, të sharjeve, të tekstit të rëndë agresues. Ky është një stil, është stili i Bashës, është dhe një brez tjetër shumë më i ri nga Rama. Rama është politikani me pushtetin më jetëgjatë në Shqipëri, 20 e ca vjet me Bashkinë, është shumë i plakur. E vetmja gjë që e kënaq atë është ngjashmëria me Ismail Qemalin që ky të plaket dhe pak që ti ngjajë tamam. Pjesa e stilit të Bashës i shërben më së miri qetësisë dhe ardhjes së normalitetit, për këtë normalitet po vuajmë të gjithë. Të ketë një qeverisje normale me liderin që nuk ka nevojë të ngrejë zërin por të flasë me argumenta, dituri, qetësi, me dashuri për njerëzit dhe vendin dhe me dhembshuri për kundërshtarin se edhe ata janë shqiptarë. Ky ka ritmin e Nexhmije Hoxhës, as të Enverin, kundër armiqve të brendshëm dhe të jashtëm. I shan të brendshmit dhe të jashtmit siç i shante Nexhmija ballistët dhe gjermanët. Një stil i vjetër bolshevik i maskuar me mjekër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat