Ish-kryeministri Berisha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos: Humbje e pakompensueshme

Shqipëria

Ish-kryeministri Berisha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos: Humbje e pakompensueshme

Më: 29 mars 2021 Në ora: 11:49
Sali Berisha dhe Bashkim Fino

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të socialistit Bashkim Fino. 

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan së humbja e tij parakohe është e pakompesueshme.

Ish-lideri historik i PD, shkruan ndër të tjera se Bashkim Fino ka qenë një zë i moderuar në grupin e Partisë Socialiste.

Mesazhi ngushëllues i Sali Berishës

Mesazh ngushellimi per Bashkim Finon!

Miq, Covid 19 e ndau nga jeta para kohe Bashkim Finon, njërin prej personaliteteve më të spikatura të Partisë Socialiste dhe qeverisjes se vendit.

Gjate këtyre 30 viteve në politike, Bashkimi ka mbajtur detyra te rëndësishme nga kryetar bashkie i qytetit te tij te lindjes Gjirokastres deri ne kryeminister i qeverise se pajtimit kombetar ne vitin 1997, e cila kishte si detyre me kryesore pergatitjen e zgjedhjeve te parakohshme, detyre te cilen ne vleresimin tim ai e permbushi ne fryme bashkepunimi dhe me pergjegjesi.

Pas atyre zgjedhjeve deri sot ai si deputet i PS dhe qeveritar i saj ka kryer detyra te rendesishme duke qendruar nje ze i moderuar ne grupin drejtues ekstremist te PS.

Duke shprehur ngushellimet e mia me te ndjera familjes Fino per humbjen e pakompensueshme, une i lutem Zotit qe shpirti i Bashkimit te saj te dashur te gjeje paqen e merituar. Amin. sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat