Homazhet në nder të Bashkim Finos/ Ruçi tregon shkakun e vdekjes. Balla: Edhe pse e kaloi pjesërisht betejën me Covidin, nuk ia doli!

Shqipëria

Homazhet në nder të Bashkim Finos/ Ruçi tregon shkakun e vdekjes. Balla: Edhe pse e kaloi pjesërisht betejën me Covidin, nuk ia doli!

Më: 29 mars 2021 Në ora: 12:35
Bashkim Fino

Në Pallatin e Kongreseve, mbahen sot homazhet në nder të deputetit Bashkim Fino, i cili u nda sot nga jeta, pasi humbi betejën me koronavirusin. Ish kryeministri i qeverise se Pajtimit Kombetar ne vitin 1997, Bashkim Fino humbi jetën në moshën 58-vjeçare më 29 mars 2021.

Personalitete të shumta kanë zhvilluar homazhe në nder të deputetit të ndjerë.

***

Balla: Edhe pse e kaloi pjesërisht betejën me covidin, nuk ia doli!

Kryetari i Grupit parlamentar, Taulant Balla pas homazheve që zhvilloi për Bashkim Finon në një komunikim shkurt për mediat tha se, ai nuk ia arriti që ta fitonte deri në fund betejën me Covid.

“Grupi ynë parlamentar PS humbi sot një mik, kontribuues një njeri të veçante, i cili në 26 vitet e fundit ka një kontribut të veçante. Një kryetar bashkie model dhe më pas në një moment të vështirë mori përsipër të drejtonte qeverinë e pajtimit kombëtar, që ka një rëndësi të veçantë pas ngjarjeve të 1997.

Pas vitit 2005 ka qenë anëtar i grupit tonë, duke përfaqësuar disa zona. Fjalët për bashkimin janë të pakta, ajo që do na mungojë është një këshillë e një miku të veçante. Betejat fitohen, por ka edhe bëtaja që nuk fitohen. Bashkimi edhe pse e kaloi pjesërisht betejën me covidin, nuk ia doli dot deri në fund. Kështu që ne betejën me Covid duhet ta çojmë deri në fund”, tha Balla.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, tha se shkak i vdekjes së Finos u bë zemra, pas infektimit me Covid-19.

“Fatkeqësisht zemra e tij qe aq e vogël për të përballuar vetë Bashkim Finon e cila u bë shkak që ai u nda sot nga ne”, tha Ruçi.

Fjalët e Gramoz Ruçit nga homazhet:

“Do ta kujtoja si askush tjetër i cili është rritur pa baba, do ta kujtoja si një njeri buzagaz, me zëmër të madhe për bashkëshorten e tija, për djalin e vajzën e tija, do ta kujtoja si një njeri me zemër të madhe në familjen e tij politike, PS, si një legjislator në disa legjislatura, si një pushtetar nga kryetar bashkie, kryeministër i Pajtimit Kombëtar, zv kryeministër dhe ministër, konseguent për të zbatuar ligjet e shtetit, njeri zemër madh edhe me kundërshtarët e tij politik, fatkeqësisht zemra e tij qe aq e vogël për të përballuar vetë Bashkim Finon e cila u bë shkak që ai u nda sot nga ne.

Ndaj jam këtu sot për ta kujtuar si mik, vëlla, shok e bashkëluftëtar, si pjesëtar i një familje politike si shqiptar se përmasat e tij ishin më të gjëra se familja e tij politike .

Do na mungojë shumë, mezi e prisja që ti bashkohesh ekipit të Fierit, por ja që s’qe e thënë që jeta e tij biologjike e politike të vazhdonte. Lamtumirë i dashur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat