“Ka kundërshtuar Nanon, Ramën dhe Ruçin”, Tavo kujton Bashkim Finon: Ka qenë i guximshëm

Shqipëria

“Ka kundërshtuar Nanon, Ramën dhe Ruçin”, Tavo kujton Bashkim Finon: Ka qenë i guximshëm

Më: 29 mars 2021 Në ora: 15:15
Bashkim Fino

“Ka qenë i veçantë në të gjithë aktivitetin e tij”. Kështu e nisi fjalën e tij Vangjel Tavo, në emisioni n “Shqipëria Live” kur po fliste për Bashkim Finon, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm nga Covid-19.

“Ka qenë i guximshëm ku thoshte mendimin e tij edhe nëse do ishte kudër lidershipit të tij. Ka kundërshtuar edhe Fatos Nanon, Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin. Bashkimin e njihnin të gjithë, ai nuk bënte gjëra për interesat e tij, por çdo gjë e bënte për interesa më të gjëra. Ishte nga zërat e paktë që ishte totalisht i pavarur dhe i pandikuar nga të tjerët. Ka kontribut të veçantë në politikën shqiptare”, tha Tavo.

I pyetur nëse i ka kushtuar në politikë guximi i tij për të dalë kundër liderëve, Tavo tha se nuk e beson një gjë të tillë.

“Nuk besoj se i ka kushtuar, sepse nuk i mbante njeri inat. Nuk luftonte për interesat e veta. Pavarësisht se debatonin, askush nuk mbante inat me të. Bënte edhe humor, pas seriozitetit në mbledhje ai bënte humor”, tha Tavo.

Ky i fundit shtoi se e ka pasur bashkudhëtar në PS, por edhe kur u largova nga aty, ka pasur vetëm marrëdhënie miqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat