Politikani i pajtimit/ Bashkim Fino do mbahet mend për kontributin e jashtëzakonshëm në 1997

Shqipëria

Politikani i pajtimit/ Bashkim Fino do mbahet mend për kontributin e jashtëzakonshëm në 1997

Më: 29 mars 2021 Në ora: 15:19
Bashkim Fino

Në Mars të vitit 1997 Bashkim Fino do të njihej nga të gjithë shqiptarët, jo vetëm nga banorët e Gjirokastrës ku ishte zgjedhur kryebashkiak një vit më parë. 

Emri i Finos ishte i vetmi që merrte konsensus për t’u zgjedhur në krye të një qeverie të pajtimit kombëtar. Në Shqipërinë e asaj kohe njihej vetëm gjuha e armëve dhe ardhja e një politikani të ri, i panjohur dha shpresë.

Ish-presidenti Sali Berisha dha konsensus për të vetmin kryebashkiak socialist që e kishte mirëpritur atë gjatë një vizite në Gjirokastër. Gjatë muajve të trazuar të pranverës së 1997, qeveria e pajtimit kombëtar arriti të vendose pak rregull dhe të organizonte zgjedhjet e reja nga të cilat më pas socialistët fituan shumë thellë.

Më pas Fino morri disa poste drejtuese në qeveritë që erdhën më pas. Prej vitit 1997 Fino ka qenë anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Me qeverinë e re pas zgjedhjeve të qershorit 1997 deri në 1998 ishte Minister i Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit.

Pavarësisht karrierës së mëvonshme në PS, emri i tij do të lidhej përherë me këtë moment, pra do të shihej si njeriu i “pajtimit”. Këtë emër të mirë e zbehu, por nuk e fshiu as betejat e fushatës katarsiste të Fatos Nanos në vitin 2001, ku Fino akuzohej për korrupsion  dhe për lidhje me botën e krimit. Më vonë Fino nuk ishte më në vijën e parë, por sërish si deputet I partisë socialiste dhe së fundmi kandidonte I katërti në listën e PS në Fier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat