Hapet një pus uji me emrin e Arjan Salës në Indonezi, vëllai nxjerr pamjet

Shqipëria

Hapet një pus uji me emrin e Arjan Salës në Indonezi, vëllai nxjerr pamjet

Më: 4 prill 2021 Në ora: 08:49
Arjan Sala

Një grup vullnetarësh shqiptar kanë hapur një pus uji në Indonezi, i cili mban emrin e Arjan Salës. Kjo është bërë e ditur nga vëllai i tij, Edmond Sala nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Sapo u hap një pus uji ne Indonezi me emrin Arjan Sala, vëllait im të dashur. Shpirti vëllait, emri vëllait, Heroi vëllait HERO.

HERO, vjen darka ti më mungon shumë shuuumë do më mungosh shumë”, shkruan vëllai i tij.  

Arjan Sala ishte shefi i rojeve të sigurisë, i cili bëri të mundur nxjerrjen e 25 punonjësve që punonin për sigurinë e godinës. Në momentet e fundit, 32-vjeçari është bllokuar në katin -1, pasi flakët shpërthyen, duke humbur jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat