Daci: S’ka vepër penale, nuk mund t’i detyrosh kontrollorët të punojnë, komploti me vaksinat, çmenduri e qeverisë

Shqipëria

Daci: S’ka vepër penale, nuk mund t’i detyrosh kontrollorët të punojnë, komploti me vaksinat, çmenduri e qeverisë

Më: 8 prill 2021 Në ora: 21:07
Jordan Daci

Juristi Jordan Daciu shpreh se ne jemi një shtet që ndryshon kontratën e punës me një vendim bordi.

Daci shtoi se u tha se po shkelin sigurinë kombëtare, ndërkohë që tani ua kemi falur të huajve këtë siguri kombëtare.

Daci: Nuk është e thënë se në një fushë ku është e ndaluar greva, një e tillë nuk mund të mbahet. Në shumë vend ka ndodhur diçka e tillë. E drejta e grevës lidhet me të drejtat e një punëmarrësit që ia drejton punëdhënësit. Ne jemi një shtet që ndryshon kontratën e punës me një vendim bordi. Këtu të ardhurat janë çuar për gjëra luksi, ndërkohë që nuk ke para për rrogat. Kjo është një punë specifike, aq sa para se të fillojnë punën, kontrollorët takohen me një psikolog. Ata nuk janë ngritur në greve. Ata që marrin një shumë parash të caktuar dhe bëjnë llogaritë e tyre në fund të muajit.

Ne nuk kemi të tjerë për t’i zëvendësuar. Këta thamë se po shkelin sigurinë kombëtare, ndërkohë që tani ua kemi falur të huajve këtë siguri kombëtare. Ata kanë pretendime për shkelje të kontratës nga ana e shteti, por ky i fundit thotë shko në gjykatë ti dhe të paguaj lekët unë, kur në fakt dikush duhet të shkojë në burg për këtë. Këtu ligji dhe Maliqi janë bërë në një simbiozë të pashoqe me ndonjë vend tjetër. Unë nuk e di se cila është vepra penale që kanë bërë këta njerëz. Shpërdorimi i detyrës që është ngritur në këtë rast, kërkon një subjekt të posaçëm. Sepse nuk mund ta bësh dikë që të punojë me zor.

Daci shtoi se teoria me komploti vaksinash, është një çmenduri dhe i shkojnë përshtat një vend që ka një qeveri të çmendur duke çmendur gjithë vendin.

Daci: Lidhur më këtë rast ka reaguar edhe sindikata Evropiane me të drejtë.Në një vend normal është e paprecedentë që të procedohet penalisht dikush që nuk do të punojë. Ndërsa teoria me komploti vaksinash, është një çmenduri dhe i shkojnë përshtat një vend që ka një qeveri të çmendur duke çmendur gjithë vendin pastaj. Janë bërë ushtarakët këtu si polici rrugore, kur në fakt ata aktivizohen me vendim kuvendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat