Devoll/ Një ditë para zgjedhjeve largohen 10 komisionerë të LSI, shkak i largimit të tyre…

Shqipëria

Devoll/ Një ditë para zgjedhjeve largohen 10 komisionerë të LSI, shkak i largimit të tyre…

Më: 24 prill 2021 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Burime pranë KZAZ Devoll bëjnë të ditur se përgjatë 2 ditëve janë larguar 10 komisionerë të LSI në qendrat e votimeve në Devoll.

Sipas të njëjtave burime shkak i largimit të tyre janë arsye familjare ndërsa mësohet se po punohet për zëvendësimin e tyre brenda ditës së sotme.

Komisionerët kanë paraqitur pranë zyrave dorëheqjen me shkresë dhe në këtë situatë nuk përjashtohet mundësia edhe për largime të tjera.

Në bashkinë e Devollit janë 50 qendra votimi dhe rreth 33.000 votues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat