Luan Rama denoncon: Patronazhistët po përpiqen të manipulojnë procesin e votimit

Shqipëria

Luan Rama denoncon: Patronazhistët po përpiqen të manipulojnë procesin e votimit

Më: 25 prill 2021 Në ora: 11:38
Luan Rama

Luan Rama në një deklaratë të drejtpërdrejtë nga Vlora ka ngritur një shqetësim lidhur me praninë e personave jashtë qendrave të votimit, të cilët presin të verifikojnë se për cilën parti ka shkuar vota.

Luan Rama:" Me listat e zgjedhësve në mjediset e votimit, si tek shkolla e naftës apo shkollën "24 maji"

Bëjnë  përpjekje për t'i orientuar votuesit dhe për t'i kontrolluar votën, duke i pritur pasi dalin për të konfirmuar se për këtë kanë votuar. Është një përpjekje e dështuar dhe ne kemi marrë masa në të gjitha qendrat e votimit, kemi ndërhyrë duke i përzënë këta patronazhistë që përpiqen të manipulojnë procesin e votimit.

Një problem tjetër është prania në hyrje të disa pikave të votimit të Ecit Poll, çka në fakt është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, sepse nuk lejohet prania e asnjë personi tjetër përveç atyre që ka vendosur qendra e votimit," tha Luan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat