Incidenti në sheshin “Skënderbej”, Rama takon djemtë që neutralizuan shoferin

Shqipëria

Incidenti në sheshin “Skënderbej”, Rama takon djemtë që neutralizuan shoferin

Më: 25 prill 2021 Në ora: 13:42
Rama takon djemtë që neutralizuan shoferin

Kryeministri Edi Rama ka takuar të riun që me një lëvizje të guximshme arriti që të bllokonte shoferin që po lëvizte në mënyrë të rrezikshme në sheshin “Skënderbej” ditën e sotme, Klodian Elqeni. 

Më herët, Klodiani tha se e pa që agresori po vinte në rrezik jetën e qytetarëve që ndodheshin në shesh, dhe vendosi që të vepronte.

“E ndalova makinën, vuri në rrezik jetën e qytetarëve dhe mu duk e tepërt, e neutralizova. Nuk e njihja personin, isha rastësisht, pashë që ishte një akt terrorist dhe u mundova. Ndërhyrja për të shpëtuar njerëzit.”

Dy djemtë duket se janë takuar edhe me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj me të cilin kanë shkrepur po ashtu një foto.

Nga informacionet e para, dyshohet se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të droguar, pasi me vete i janë gjetur doza kanabis dhe ka përplasur edhe disa makina rrugës. Nga incidenti nuk pati të lënduar.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat