Lubonja: Regjimi ka përdorur të gjitha mjetet për të marrë rezultatin që kërkon, pushteti po bën një seri aksionesh

Shqipëria

Lubonja: Regjimi ka përdorur të gjitha mjetet për të marrë rezultatin që kërkon, pushteti po bën një seri aksionesh

Më: 26 prill 2021 Në ora: 22:21
Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja komentoi procesin e numërimit të votimit të zgjedhjeve të 25 prillit.

Referuar rezultatit të deritanishëm, ku kryeson PS me 73 mandate, Lubonja u shpreh se mazhoranca ka përdorur të gjitha mjetet për të marrë rezultatin që kërkon. Sipas analistit Lubonja, zgjedhjet janë manipuluar, por kjo është vetëm një pikë.

“Regjimi ka përdorur të gjitha mjetet për të marrë rezultatin që kërkon. Në vend që politikanët te votimet të shohin veten e tyre në pasqyrë te populli, kanë tentuar të thyejnë pasqyrën. Të gjithë e kanë bërë këtë, por ajo që vëmë re kësaj here është shtimi. Ka një seri aksionesh nga ana e pushtetit, që kanë çuar te manipulimi i vullnetit të lirë të njerëzve.

Që zgjedhjet janë manipuluar, është vetëm një pikë. Të dhënat që u nxorën, është një tjetër e dhënë e rëndë, që ndikoi në këto zgjedhje. Ashtu sikurse blerja e votës, që e nxori dhe ODIHR, që ishte problem. Pra, janë mbledhur shumë faktorë”, tha Lubonja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat