Rama inspekton punimet në Thumanë: Qenka bërë punë e madhe këto tre javë

Shqipëria

Rama inspekton punimet në Thumanë: Qenka bërë punë e madhe këto tre javë

Më: 28 prill 2021 Në ora: 15:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Edi Rama ka shikuar nga afër procesin e rindërtimit në Thumanë.

Teksa inspektonte lagjen e re të ngritur në këtë zonë, i shoqëruar edhe nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, kreu i qeverisë vuri në dukje se tre javët e fundit është punuar me ritëm të lartë.

Rama njoftoi mes të tjerash se rindërtimi në Thumanë do të përfundojë në shtator.

“Po punë e madhe qenka bërë këto dy-tre javë. Po paskan punu fort këto tre javë, ritmi s’paska rënë fare, këta e paskan ditur që zgjedhjet do fitohen. Bravo e keni qarë, super. Do bëhet Thumana model urban. Laçi nuk na ka votuar shumë, por për ne s’ka rëndësi, ne do të vazhdojmë t’i mbarojmë këto. Për ne rëndësi ka që janë shqiptarë e të futen në shtëpi më të mira… Kjo në shtator janë të mbyllura.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat