Zgjedhjet e 25 prillit shënuan rekord për vota të pavlefshme/ Qarku ku u gabua më shumë

Shqipëria

Zgjedhjet e 25 prillit shënuan rekord për vota të pavlefshme/ Qarku ku u gabua më shumë

Më: 30 prill 2021 Në ora: 23:45
Foto ilustrim

Zgjedhjet e 25 prillit kanë regjistruar edhe në fenomen tejet të përhapur ndryshe nga zgjedhjet e shkuara; pavlefshmërinë e votës.

Mbi 80 mijë vota janë konsideruar të pavlefshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ka disa pretendime që kjo ka ardhur si rezultat i numrave me të cilët kandidatët janë shënuar në fletët e votimit, ndërsa parti të vogla opozitare thonë se votat janë shpallur të pavlefshme qëllimisht nga komisionerët e zgjedhjeve në favor të Partisë Socialiste.

Ajo që dihet me siguri është numri i lartë i tyre, që mund të përkthehej në disa mandate deputetësh. Numrin më të lartë të votave të pavlefshme e ka Tirana me mbi 18 mijë edhe për faktin se është qarku më i madh në vend.

Gjatë ditës së sotme, Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri thirrje për hetim për vota të tilla, duke pretenduar se janë bërë marifete elektorale, duke theksuar se “kjo është e pafalshme dhe nuk duhet të ndodhë më”.

Votat e pavlefshme sipas qarqeve:

Shkodër

Vota të pavlefshme 6114

Kukës

Vota të pavlefshme 2188

Lezhë

Vota të pavlefshme 4730

Dibër

Vota të pavlefshme 4686

Durrës

Vota të pavlefshme 7808

Tiranë

Vota të pavlefshme 18422

Elbasan

Vota të pavlefshme 9771

Fier

Vota të pavlefshme 9375

Berat

Vota të pavlefshme 5292

Korçë

Vota të pavlefshme 7375

Vlorë

Vota të pavlefshme 4730

Gjirokastër

Vota të pavlefshme 2317

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat