Grabitja në Tiranë, pamjet kur një nga autorët ia mbath me thesin e lekëve

Shqipëria

Grabitja në Tiranë, pamjet kur një nga autorët ia mbath me thesin e lekëve

Më: 4 maj 2021 Në ora: 17:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kamerat e sigurisë kanë kapur një nga autorët e grabitjes së sotme të ndodhur në Tiranë, në rrugën e Kavajës, ky dy persona sulmuan dhe më pas grabitën një person që po transportonte një sasi të madhe parash në një pikë këmbimi valuator.  

Siç shikohet edhe nga pamjet filmike e siguruara, kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur autori vrapon në rrugicë më paratë në duar.

Grabitja ndodhi paraditen e sotme rreth orës 09:05, në rrugën e 'Kavajës' në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”. Sipas policisë ku 2 persona ende të paidentifikuar goditën me sende të forta dhe më pas i morën një shumë parash shtetasit Q. Z., 55 vjeç, i cili po transportonte me motor vlera monetare të një pike valute.

Autorët kanë braktisur motomjetin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica.

Ndërkohë që njëri prej tyre tashmë është drejt identifikimit, pasi në një moment është kapur nga kamerat teksa ka zbuluar fytyrën.

Nëse nuk hapet videoja, klikoni për ta shikuar në Youtube!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat