Nga 1 korriku policat e reja të sigurimit, Gonxhe tregon detajet, ja si do të jenë afatet e kolaudimit

Shqipëria

Nga 1 korriku policat e reja të sigurimit, Gonxhe tregon detajet, ja si do të jenë afatet e kolaudimit

Më: 20 maj 2021 Në ora: 21:21
Blendi Gonxhe

Drejtori i Transportit Rrugor të Shqipërisë, Blendi Gonxhe, ka komentuar rregullat sigurimit të detyrueshëm të automjeteve nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, që pritet të hyjnë në fuqi prej 1 korrikut.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, shprehet se makinat që do të regjistrohen për herë të parë do të duhet ta bëjnë kolaudimin e makinës pas tre vitesh. Ndërkohë sipas tij, makinat që e kanë pasur njëherë në gjashtë muaj është shtyrë për një vit. Sakaq rregulli nuk ndryshon për kamionët, të cilët do e bëjmë kolaudimin një herë në një vit.

"Ideja është se kalohet në një rregull të ri për mjetet që regjistrohen për herë të parë që nuk janë  regjistruar asnjë herë më parë, ato nuk do kolaudohen për tre vjet sepse  janë mjete perfekte teknike. Rëndësi ka që regjistrimi të jetë për herë të parë. Ndërkohë mjete e tjera që e kanë pasur për 6 muaj, do e kenë në një vit, ndërkohë kamionët ngelen në një vit."

Sipas tij, me rregullat e reja kontrolli do të jetë më i thellë, teksa shton se DPSHTRR, do të jetë përgjegjës për gjendjen e mjetit.

"Unë mendoj se do jetë e kundërt, kjo do ta rris përgjegjësinë dhe vetëdijen, arsyeja është se kontrolli do të jetë më i imët dhe më i thellë në automjet. Taks- forca dhe policia rrugore të gjitha materialet filmike që marrin nga rruga apo nga ndalimet do të jenë të ndërthurura në DSHPR. E gjithë lëvizja shkon drejt një dhënie përgjegjësie sa më të madhe të qytetarit.

Ne do jemi përgjegjës ekskluzivë të gjendjes së mjetit. Është absolutisht e pajustifikueshme asnjë lloj problemi që automjeti shfaq në rrugë edhe sikur kolaudimi të jetë bërë një muaj ose dy muaj më parë, nuk do të thotë se je i pafajshëm. Në çdo moment fajtor jeni ju. Në  njëfarë mënyre asgjë nuk ka ndryshuar, ne mendje se kjo kosto më e ulët dhe ky besim që i jep shteti qytetarit duhet t’na kthehet mbrapsht me një përgjgjësi më të madhe nga ana e qytetarëve. Mjetet në Shqipëri janë duke u rritur, ne kemi vetëm në Tiranë 20 mijë shoferë më shumë se në vitin 2020.

Janë 67 mijë mjete në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe 1 milion e 100 shofer. Kontrollet  e makinave janë më të shpeshta në servise, do bëhet më shumë metoda e vetë deklarimit, të gjitha këto do i bëjmë në momentin kur bëhet kolaudimi, në mënyrë që ne të ulim frekuencat e shërbimeve. Ky limit që vjen e ngushtohet do përkthehet në sisteme më të mira, makina do të njihet nga targa, serviset do të ndërveprojnë, pra në shumë aspekte që me një palë goma të kalosh në kolaudim shtatë mjete."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat