Kryhen 700 mijë vaksinime në total në vend

Shqipëria

Kryhen 700 mijë vaksinime në total në vend

Më: 20 maj 2021 Në ora: 21:48
Ilustrim

Në vendin tonë që me nisjen e vaksinimit masiv janë kryer 700 000 vaksinime. Lajmin e dha ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu , e cila përmes një foto shkruan se në të gjithë Shqipërinë janë kryer 700 mijë vaksinime në total.

Qeveria ka vendosur objektivin e saj që brenda qershorit të kryhen 1 milion vaksinime. Vaksinimi masiv vijon në vendin tonë me kalendar të kombinuar me moshat +60 vjeç, operatorët turistik, efektiv policie, gazetarët dhe operatorët e terrenit etj.

Ndërkohë në vendin tonë ka një vonesë të vaksinës Sinovac, vonesë e paralajmëruar më datë 5 prill të këtij vitit nga kompania Turke “Keymen Ilac Sanayi ve ticaret” e cila bën furnizimin e Shqipërisë me vaksinën kineze Coronavac (vero cell) të prodhuar nga Sinovac Life Science Co Ltd.

Report ka mësuar se kjo kompani ka ndërprerë furnizimin e distributorit turk “Keymen” me vaksinën Coronavac (Vero Cell). Për këtë arsye kompania turke propozon që të sjellë në Shqipëri vaksinën që po përdoret aktualisht në Turqi, Coronavac 600 SU/IM-Suspension të prodhuar nga Sinovac. Kompania turke garanton që të dyja vaksinat kanë të njëjtën formulë që prodhohet nga e njëjta kompani. Komiteti i Ekspertëve për Imunizimin shprehu dakortësinë për përdorimin e kësaj vaksine që u mbështet edhe nga Komiteti Teknik i Ekspërtëve që më pas u zyrtarizua dhe me akt normativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat