Pesë rivalët e Bashës, Fatbardh Kadilli dorëzon kandidaturën për kryetar të PD-së

Shqipëria

Pesë rivalët e Bashës, Fatbardh Kadilli dorëzon kandidaturën për kryetar të PD-së

Më: 21 maj 2021 Në ora: 12:34
Fatbardh Kadilli

Fatbardh Kadilli anëtarësi i kryesisë së PD-së dorëzoi sot zyrtarisht kërkesën për të kandiduar për kryetar të PD-së.

Gjatë ditës së sotme dhe ajo që njihet si Lëvizja për PD-në, të ketë një kandidat. Flitet që emri i mundshëm është zonja Edit Harxhi.

Për kreun e PD-së pritet të kandidojë dhe Ibsen Elezi ish kreu i PD-së në Kukës.  Pritet që për kandidat për kryetar të PD-së të vijnë dhe dy emra që nuk janë të njohur publikisht por që do kërkojnë të kandidojnë për kreun e PD-së informon gazetari i Ora News, Everest Dedaj. 

Në garë për të mbajtur postin e kreut të PD-së do të jetë edhe Lulzim Basha.

Nesër në mesnatë është afati përfundimtar ndërsatë dielën do të miratohen kandidaturat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat