Detaje nga arrestimi i këngëtarit Aleksandër Gjoka, u përfshi në aksident tek ‘Komuna e Parisit’, mjeti me të cilin udhëtonte…

Shqipëria

Detaje nga arrestimi i këngëtarit Aleksandër Gjoka, u përfshi në aksident tek ‘Komuna e Parisit’, mjeti me të cilin udhëtonte…

Më: 22 maj 2021 Në ora: 14:05
Aleksandër Gjoka

Detaje të reja nga arrestimi i këngëtarit të njohur, Aleksandër Gjoka. Gazetarja e “Panorama” mëson se Gjoka është përfshirë në një aksident mbrëmjen e të premtes tek Komuna e Parisit, dhe më pas rezultoi i dehur.

Mësohet se këngëtari ndodhet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore si dhe ruhet nga policia, për shkak se i është komunikuar masa e arrestit.

Burimet thanë se makina e këngëtarit, i cili ishte i dehur në timon, ka dalë nga rruga dhe Gjoka është plagosur lehtë.

Policia nuk dha detaje mbi rastin, në njoftimin e saj për mediat, ku shkruante shumë shkurt se “Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :R. P., A. Sh., B. M., E. Z., dhe A. Gj., pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur”.

Mirëpo kjo nuk është hera e parë që Aleksandër Gjoka futet në telashe me policinë.

Këngëtari u arrestua edhe më 23 dhjetor të vitit 2019 pasi edhe asokohe u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

“Arrestimi i tij u bë pasi më datën 23.12.2019, rreth orës 00.15, është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”.

Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l”, thoshte policia në njoftimin e para dy viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat