Ngjarjet kriminale në vend, Softa: Vlora po i ngjan Palermos, duhet bashkëpunim me INTERPOL-in

Shqipëria

Ngjarjet kriminale në vend, Softa: Vlora po i ngjan Palermos, duhet bashkëpunim me INTERPOL-in

Më: 22 maj 2021 Në ora: 18:41
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka folut lidhur me ngjarjet e fundit kriminale në vend u shpreh se Vlora dhe qytete të tjera po i ngjajnë Palermos.

Sipas tij, Spanja është kthyer në një vend ku grupet shqiptare kanë aktivitetet e tyre të paligjshme përsa i përket drogës dhe kur vijnë në territorin shqiptar lajnë hesapet e tyre.

Softa: "Këto ngjarje kriminale janë bërë jo vetëm ngjarje të ditës, por janë kthyer në një shqetësim dhe monotoni. Vlora dhe disa qytete të tjera po i ngjajnë Palermos. Grupe të organizuara, të mirë armatosura me kallashnikov dalin në pritë dhe realizojnë ekzekutimin e viktimave të tyre. Këto ngjarje të rënda duan një veprim radikal të policisë së shtetit. Ngjarja e fundit që ndodhi dje në Vlorë është një ngjarje shumë e rëndë. Siç duket ngjarjet lidhen me vendet ku ata kanë ushtruar aktivitetin e tyre, pasi viktima ishte kthyer nga Spanja. Spanja është kthyer në një vend ku grupet shqiptare kanë aktivitetet e tyre të paligjshme përsa i përket drogës dhe kur vijnë në territorin shqiptar lajnë hesapet e tyre. Është më e lehtë ta bëjnë në Shqipëri sesa në një vend të huaj sepse policia ka një nivel më të lartë."

Sipas ekspertit Softa ekzekutimet janë pothuajse të njëjta, ku autorët kryejnë vrasjen, djegin makinë dhe humbasin gjurmët. Ai shprehet  se policia nuk duhet të vihet në kërkim të autorëve pasi ndodh ngjarja, por  duhet të përpiqet t'i evidentojë këto raste që mos ndodhin problematikat."

Flet avokati francez i Sali Berishës në gjyqin kundër DASH: Nderi duhet mbrojtur dhe kur përballë ke më të fortët

Softa: "Po t'i shikojmë ekzekutimet janë pothuajse të njëjta, është i njëjti gol. Bëhet ekzekutimi me kallashnikov, largohet makina në një drejtim të caktuar e digjet dhe brenda makinë mbeten armët. Unë do t'i mëshoja parandalimit, jo kapjes së autorit, problemet të mos ndodhim. Se ka një gjë që nuk shkon, o po i lemë të vriten me njëri-tjetrin dhe të bjemë rehat. Parandalim i ngjarjes do të thotë informacion, goditje, policia mos presë kur të ndodhë ngjarja por duhet të hidhet në sulm. Të gjitha rastet që janë të evidentuara, sepse në Vlorë të gjithë i dinë personat që kanë probleme dhe me kë i kanë hasmëritë. Nëse këto i dimë, pse nuk i parandalojmë? Pse duhet të presim autorët të djegin makinën dhe të fillojmë t'i ndjekim? Mund të bëhet bllokimi i qytetit se qyteti ka portat e hyrjes dhe portat e daljes."

Ekzekutimet nuk kanë mesazhe, sipas Softës. Autorët thjesht mbarojnë punë.

Softa: "Ekzekutimet nuk kanë mesazhe, thjesht mbarojnë punë. Dalin në vendin më të përshtatshëm, ku viktima e tyre është futur, gjithmonë shikohen vendet ku ka kë pak ndriçim, për pak kamera, por kur vjen ora godasin dhe në qytet."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat