Kadilli sfidon hapur Bashën/ I kërkon debat publik

Shqipëria

Kadilli sfidon hapur Bashën/ I kërkon debat publik

Më: 23 maj 2021 Në ora: 12:21
Fatbardh Kadilli

Fatbardh Kadilli, kandidat për kreun e Partisë Demokratike ka sfiduar publikisht Lulzim Bashën. Në një deklaratë për mediat, Kadilli i është drejtuar kryesisë me pesë kërkesa.

Kadilli kërkon të organizohen debate publike në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë. Ai thotë se nuk ka asgjë për të fshehur dhe se publiku duhet të jetë informuar, duke e cilësuar PD si forcë opozitare të rëndësishme që mbart një peshë të madhe.   Dua të bëj publike një kërkesë që ja drejtoj kryesisë

“Duke e bërë të qartë tronditjen që ka sjellë rezultati i zgjedhjeve, duke ndjerë syrin e publikut se si partia opozitare do sillet në zgjedhjet e brendshme duke ditur peshën e madhe që ka zgjedhja e kryetarit të PD me bindjen e patundur që forca e PD qëndron te demokratizimi se ajo që shqetëson PD i përket gjithë shoqërisë, i kërkoj kryesisë:

1- Të miratojë sa më parë kandidaturat që kanë kërkuar të jenë në garë,

2- Të miratojë modalitetet për mbledhjen e aktiveve te degëve ku kandidatët me kohe te barabarte të paraqesin platformat e tyre dhe të komunikojnë me anëtarësinë;

3- Të procedojë me ngrirjen e administratës së PD deri në zgjedhjen e Kryetarit;

4- Të pajisjë menjëherë kandidatët me listat e plota të anëtarësisë;

5- Të organizojë tre debate televizive, të hapura për publikun dhe median, me pjesëmarrjen e të gjithë kandidatëve, në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat