Bëri aksident dhe rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur, gjykata merr vendimin për Aleksandër Gjokën

Shqipëria

Bëri aksident dhe rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur, gjykata merr vendimin për Aleksandër Gjokën

Më: 23 maj 2021 Në ora: 14:17
Aleksandër Gjoka

Këngëtari Aleksandër Gjoka i cili u arrestua në orët e para të mëngjesit të djeshëm pasi u përfshi në një aksident, do të qëndrojë në arrest shtëpie.  Ky është vendimi i gjyqtarit Artan Gjermani për këngëtarin e njohur, i cili rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Gjoka u përfshi në një aksident në orët para të mëngjesit të djeshëm në zonën e Farkës dhe u transportua në spitalin e Traumës për shkak të lëndimeve të marra në aksident.

Kjo nuk është hera e parë kur këngëtari arrestohet. Herën e parë ai u arrestua më 23 dhjetor të vitit 2019 në zonën e Parlamentit, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Pak orë para ngjarjes vetë këngëtari zbuloi se në mbrëmë kishte qenë duke pirë në shoqërinë e ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

“Me shokun dhe mikun tim te hershem Vangjush Dako(Gjushi)”, shkruante këngëtari në statusin e tij në ‘Facebook’, pak para orës 21:00 të mbrëmjes. Tashmë këngëtari ndodhet në spitalin e Traumës, për shkak të dëmtimeve që ka marrë nga përplasja gjatë aksidentit. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që arrestohet këngëtari i njohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat