“Një fotografi, vlen sa mijëra fjalë”

Shqipëria

“Një fotografi, vlen sa mijëra fjalë”

Nga: Beqir Sina Më: 23 maj 2021 Në ora: 20:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në Tiranë: Zhvillohet Dita e Hapur e Stërvitjes "Defender Europe 21" në sheshin "Nënë Tereza", në një ceremoni, ku të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta dhe Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim. Ndërsa ne nje nga fotot e realizuara nga LSA, shihen momente të shkëputura nga ceremonia : Ambasadorja Yuri kim, shfaqet në dorë në zemër gjatë momentit që në sfond dëgjohej himni.

Po ashtu,nga imazhet qe arritem te shikojm nga ceremonia ajo nuk e ka hequr vështrimin nga një fletore që mbante në duar, e shpesh, shënonte diçka. Kryeministri Edi Rama, ndryshe nga të pranishmit e tjerë ka “thyer” protokollin e veshjes.

Ai është paraqitur me atlete të zeza, me vija anësore portokalli, ndërsa veshur mbante tuta. Veshjen ai e kishte kompletuar me një xhaketë serioze dhe këmishë të bardhë, padyshim, nuk mungon as maska mbrojtëse.

Shikoni këtë fotografi në Tiranë, dhe a është vërtet : "A picture is worth a thousand words" – “Një fotografi, vlenë sa mijëra fjalë” –

Në këtë fotografi janë dy udhëheqësit më të lart të shtetit shqiptar, Presidenti Ilir Meta, Kryeministri, Edi Rama, dhe Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Shikojmë të paktën në këtë, fotografi “Një fotografi, vlenë sa mijëra fjalë” – : dinjitetin dhe paraqitjen e tyre protokollare, që simbas posteve që mbajnë, secili prej tyre……

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ose në këtë rast “Fashionistin - Edi Rama”, me “brekushe” dhe atlete, në një ceremonin kur është duke nderuar Hymni i SHBA.

Dhe, shumë afër tij Ambasadoren Amerikane, përfaqësuesen e Washingtonit, sa dinjitoze dhe protokollare, është në qëndrimin dhe paraqitejen e saj, duke bërë madje edhe nderimin e Hymnit Amerikan, me “dorën në zemër”.

Kjo është njëra prej fotografive, zyrtare në Tiranë, aty ku u zhvillua sot Dita e Hapur e Stërvitjes "Defender Europe 21" në sheshin "Nënë Tereza", ku çdo njeri nga ne që e pamë nëpërmjet imazheve, përveç transmetimit të informacionit, ajo arrinë të shfaqë një pasqyrë të plotë të realitetit, pra: rëndësinë, dinjitetin,dhe respektin e bazuar në vlerësimin që Shtetet e Bashkuara kan për Shqipërinë e anasjelltas.

Mirëpo problemi me këtë fotografi zyrtare nga Tirana, qëndron në atë se çfarë imazhi na përcjell dhe cili është funksioni i saj që ta plotësojë hapësirën, boshllëkun në tekst, ose ndërmjet teksteve.

Mes : Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, me “brekushe” dhe atlete, në një ceremonin kur është duke nderuar Hymni i SHBA, dhe ceremonia ushtarake "Defender Europe 21" në sheshin "Nënë Tereza" .

Dhe, Ambasadores Amerikane, përfaqësuese e Washingtonit, dinjitoze dhe protokollare.

Po ashtu pyetja “Një million dollar” është se tre vjetë më parë në Podgoricë, ku u mbajt Samiti i Kartës së Adriatikut, ku përveç liderëve Ballkanit Perëndimor mori pjese edhe zëvëndëspresidenti amerikan, Mike Pence:

“A u përjashtua Edi Rama nga foto familjare me zv/presidentin e SHBA, Mike Pence për shkak të atleteve të bardha?

Ndoshta deliri dhe mendjelehtësia për show edhe në evente të tilla ndërkombëtare e ka penalizuar Ramën, e ka duke e dëbuar atë nga foto zyrtare e Samitit të Adriatikut.

Kjo mund të ishte më e pakta që mund të thuhej tre vjet më parë për mungesën e tij në atë foto. Mesazhi politik i mungesës së Ramës në foton zyrtare të Zv/Presidentit Pence me krerët e tjerë të qeverisë të rajonit mori një kontekst krejt të ndryshëm, madje në disa mjete shtypi duke e çuar atë në kufijtë e një “Incidenti” ose “Skandali”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat