Do fitojë Sali Berisha apo SHBA? Eno Bozdo paralajmëron ‘surpriza’ në fund të vendimit nga gjykata

Shqipëria

Do fitojë Sali Berisha apo SHBA? Eno Bozdo paralajmëron ‘surpriza’ në fund të vendimit nga gjykata

Më: 26 maj 2021 Në ora: 18:17
Eno Bozdo

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

Bozdo u shpreh se Sali Berisha ka për ta fituar betejën me SHBA.

“Qëndrimi i PD erdhi menjëherë pas qëndrimit të zotit Berisha, i cili e bëri shumë të qartë se ai do të përballej me dinjitetin e tij, ai do të përballej personalisht me këtë akuzë dhe tha që do të merrte të gjithë hapat ligjorë që i ka ndërmarrë, për të pastruar emrin, dinjitetin e tij dhe të familjes së tij. Besoj që zoti Berisha tregoi lidership në një çështje kaq rëndësishme dhe të nxehtë. Është e tepërt të them se vërtet ka qenë një situatë shqetësuse. Besoj se Berisha me shumë dinjitet do t’i shkojë kësaj lufte deri në fund dhe mendoj se do të ketë të gjitha mundësitë për të pastruar emrin e tij, veten e tij, siç i takon një lideri historik të PD. U kam thënë edhe miqve të mi, qofshin majtas apo djathtas se është një ditë e vështirë jo vetëm për PD, por për të gjithë Shqipërinë. Kjo sepse, një qëndrimi tillë nga DASH për një figurë historike është vërtete një ngjarje që na duhet të meditojmë fort.

Nuk është më një çështje politike, por shoqërore. Emri i zotit Berisha është i lidhur fort me 30 vitet e fundit të pluralizmit të demokracisë në Shqipëri. Nuk ka vend as për t’u kënaqur, për të bërë tifozllëqe politike, as edhe për t’u dëshpëruar pa fund. Unë besoj se zoti Berisha do t’ia dalë mbanë në këtë proces që besoj se do të zgjasë”, u shpreh Eno Bozdo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat