Plagosi të riun në Tiranë, kush është Klajdi Kodra, i njohur si problematiku i “Komunës së Parisit”

Shqipëria

Plagosi të riun në Tiranë, kush është Klajdi Kodra, i njohur si problematiku i “Komunës së Parisit”

Më: 27 maj 2021 Në ora: 20:40
Klajdi Kodra

Klajdi Kodra është autori i plagosjes së 19-vjeçarit Reginaldo Kacorri, ngjarje kjo e ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali. Mësohet se ka pasur përplasje mes dy grupeve, atë të autorit dhe të plagosurit. Ata fillimisht kanë qenë në dy tavolina të ndryshme në një lokal kur ka nisur edhe sherri mes tyre për motive banale. Sherri fillimisht ka nisur me grushta e shkelma ndërsa më pas ka avancuar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Gazetarja e Abc, Xhensila Kodra, nga burimet në polici, bën të ditur se, si i plagosur, ashtu edhe autori, kanë precedencë të mëparshme penale.

Në vitin 2017 Klajdi Kodra, akuzohej se ishte organizatori i dytë të atentatit te “Komuna e Parisit”, ku mbeti i plagosur Mariglen (Lorenc) Hoxha.

Kljadi Kodra po ashtu është person i dënuar më parë me burg për një ngjarje në vitin 2016. Kodra ishte lënë i lirë, edhe pse në gusht të 2016 plagosi dy vëllezër po te “Komuna e Parisit” për një borxh.

Në vitin 2010, në rrugën “Vasil Shanto” mbetën të plagosur vëllezërit Klajdi dhe Roland Çeço, 25 dhe 27 vjeç. Policia asokohe shpalli në kërkim Klajdi Kodra, si autor i dyshuar për plagosjet.

Ndërkaq, në vitin 2011, Kljadi Kodra ka qëlluar me armë për të vrarë një 26-vjeçar, i cili fatmirësisht shpëtoi. Në rrugën “Ymer Kurti”, në Tiranë, pas një grindjeje për motive të dobëta, midis Kodrës dhe shtetasve Roland Laçi dhe Elvis Burimi, në grindje e sipër dyshohet se shtetasi Klajdi Kodra ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur shtetasin Roland Sabri Laçi, 26 vjeç.

Ndërkaq, në vitin 2013, ndodhi një plagosje me armë zjarri pranë Liqenit Artificial. Personi i plagosur, ishte vetë Klajdi Kodra. Plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ku shkas dyshohet të ketë qenë një çështje e lëndëve narkotike.

Ndërkohë në shtatorin e 2017, Klajdi Kodra ka shkaktuar edhe një tjetër incident. Pasi ka dalë nga burgu ai është konfliktuar me një polic duke i grisur edhe uniformën. Policia kishte ndaluar atë dhe shokun e tij Bledar Matoshi, 27 vjeç pasi lëviznin me armë nëpër qytet. Më pas, Kodra i ka kundërshtuar forcat e rendit dhe i ka grisur uniformën policit.
Ndërsa në 2016, ai ka plagosur me mjete të forta Flamur Cullhajn te “Komuna e Parisit” pas një sherri banal. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat