Bashkitë “lëshojnë” dorën me lejet e ndërtimeve, INSTAT: Dyfishohet vlera e investimeve, Tirana në vend të parë

Shqipëria

Bashkitë “lëshojnë” dorën me lejet e ndërtimeve, INSTAT: Dyfishohet vlera e investimeve, Tirana në vend të parë

Më: 28 maj 2021 Në ora: 14:36
Ilustrim

Nga janari deri në mars të këtij viti numri i lejeve të ndërtimit ka shënuar një dyfishim me një sipërfaqe prej 559 mijë metër katror nga 333 mijë që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Madje INSTAT bën me dije se vlera e investimeve në këtë fushë shkon në 26.6 miliardë lekë

Ashtu si edhe më parë është bashkia e Tiranës që e ka lëshuar më shumë dorën në këtë sektorë.

Janë 442 mijë  metër katrorë të dhëna për ndërtim në kryeqytet.

Vlera totale e shpenzimeve për këto leje ku përfshihen si banesa dhe punime inxhinerike shkon në 15.6 miliardë lekë.

Lezha është qyteti i renditur i dyti me 86 mijë dhe Durrësi me 42 mijë. Bashkia Dibër është treguar më kursimtare me vetëm 583 m2 ndërtim.

Sipas INSTAT, në 251 lejet e firmosura 58 për qind janë dhënë për banesa dhe palle kryesisht më shumë se dy kate. Po ashtu janë dhënë leje për 4 hotele të reja.

Prej kohësh ekspertët kanë ngritur shqetësimin për numrin e lartë të ndërtimeve në Tiranë duke kufizuar hapësirën e gjelbër por dhe duke dëmtuar ambientin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat