U arrestua për korrupsion, gjyqtarja Enkelejda Hoxha ankimon në KPA vendimin e KLGJ për shkarkimin nga detyra

Shqipëria

U arrestua për korrupsion, gjyqtarja Enkelejda Hoxha ankimon në KPA vendimin e KLGJ për shkarkimin nga detyra

Më: 29 maj 2021 Në ora: 16:44
Enkelejda Hoxha

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka ankimuar vendimin e KLGJ-së në KPA.

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi shkarkimin e gjyqtares Hoxha nga detyra, ndërsa ajo qëndron pas hekurave pasi akuzohet për korrupsion.

Sipas gjyqtares së Krujës vendimi për shkarkimin e saj ishte antikushtetutes.

Prej 11 shkurtit gjyqtarja Enkelejda Hoxha është arrestuar me urdhër të SPAK, nën akuzën e korrupsionit. Së bashku me 9 persona të tjerë të vënë në pranga gjatë operacionit, ata akuzohen se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat