Manastirliu: Nesër mbërrijnë 11,700 doza të vaksinës Pfizer kundër Covid-19

Shqipëria

Manastirliu: Nesër mbërrijnë 11,700 doza të vaksinës Pfizer kundër Covid-19

Më: 30 maj 2021 Në ora: 09:54
Pamje nga videoja

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se nesër pritet të mbërrijnë 11, 700 doza të vaksinës Pfizer.

Gjithashtu thekson se me vaksinimin e transportit publik do të realizohen më shumë se 770 mijë vaksinime për qytetarët mbi 60-vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike.

Ndërkohë punonjësit e transportit publik vijojnë të marrin dozën e vaksinës kundër koronavirusit.

Postimi i plotë:

Me vaksinimin e punonjësve të transportit publik, ia kemi dalë të kryejmë më shumë se  MIJË vaksinime për qytetarët mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike

 Nesër priten sërish 11,700 doza vaksinash Pfizer, për të vijuar pa u ndalur me kalendarin e vaksinimit anticovid

#ShqipëriaBuzëqes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat