Ballsh/ U dogj pasi shpërtheu depozita e naftës, humb jetën pas 27 ditësh Viktor Ballaj

Shqipëria

Ballsh/ U dogj pasi shpërtheu depozita e naftës, humb jetën pas 27 ditësh Viktor Ballaj

Më: 30 maj 2021 Në ora: 18:16
Foto

Ka humbur jetën pas 27 ditësh Viktor Ballaj 51 vjeçari punëtor i kompanisë private të naftës në Ballsh.

Ai nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve të marra nga djegia që ju shkaktua nga marrja flake e një tubacioni në dekantimin e naftës.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 3 marsit 2021 në vendin e quajtur Qafa e Kashit ku operon një firme private nafte .
Pas incidentit u arrestua shefi teknik Erion Alushaj i cili pas 3 ditësh ,datën 7 mars u njoh nga gjykata Fier me masën ” Detyrim paraqitje “.

40 vjeçari Erion Alushaj u akuzua për veprën penale shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë pasi nuk kishte marrë masa për sigurinë teknike .

Banorët e zonës u shprehën më herët se dëgjuan zhurma dhe ndjehen të kërcënuar që jetojnë aq pranë puseve të naftës pa asnjë masë mbrojtëse për jetën .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat