U zhduk pa lënë gjurmë, gjendet shqiptarja në Greqi

Shqipëria

U zhduk pa lënë gjurmë, gjendet shqiptarja në Greqi

Më: 30 maj 2021 Në ora: 18:43
Ermalda Arapi

Pas 2 javësh e zhdukur, gjendet në Greqi Ermalda Arapi.

Ajo është gjetur shëndoshë e mirë dhe ndodhet pranë të afërmve të saj.

Arapi doli nga shtëpia në 18 maj dhe që prej asaj dite nuk kishte asnjë informacion mbi fatin e saj, duke humbur kontaktet me familjarët.

Autoritetet greke u vunë në lëvizje. Emri dhe fotot e shqiptares u shpërndanë nga policia greke, në mënyrë që kushdo që kishte informacion për të, të bashkëpunonte me autoritetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat