Kristo: Kush ka hallin Bashës mos e çajë kokën, PD në situatë të vështirë me ekzistencën e saj

Shqipëria

Kristo: Kush ka hallin Bashës mos e çajë kokën, PD në situatë të vështirë me ekzistencën e saj

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 16:49
Erion Kristo

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, pedagogu Erion Kristo u shpreh se PD është në situatë shumë të vështirë dhe se takimet e Bashës janë kaq të vakëta.

Sipas Kristos, PD në radhë të parë duhet të rregullojë marrëdhënien që ka me intelektin e vet, sepse nuk më rezulton që u ofruan shqiptarëve më të mirën.

Kristo: PD është në situatë shumë të vështirë. Takimet e Bashës janë kaq të vakëta si ato serialet me filma në anije që ecin në Bunatë. Ka një pezulli. Por kjo çështje nuk mund të jetë vetëm mes 4 kandidatëve. Kjo ka të bëjë me ekzistencën e PD-së dhe me elitën e PD-së, që faktikisht janë përjashtuar.

PD në radhë të parë duhet të rregullojë marrëdhënien që ka me intelektin e vet, me atë të djathin, dhe më pas me çfarë intelekti ka Shqipëria, sepse nuk më rezulton që u ofruan shqiptarëve me të mirën. Nëse nuk ke ofruar më të mirën atëherë ti e kë fajin. Basha tha se do të bëjë demokraci dhe vendosi po vetë.

Kristo shtoi se Basha nuk la partiçkë pa futur në koalicion, por la jashtë intelektualët.

Kristo: Unë Ramën nuk e llogaris fare se ai tha se e votoi populli. Kishte një vit që i kishte nxjerrë në fushatë njerëzit. Basha nuk la partiçkë pa futur në koalicion, por la jashtë intelektualët. Nëse kanë hallin e Bashës apo mos e çani kokën, se mirë do të jeni, por problem është nëse do të jetë PD-ja ajo forcë që do të zgjedhë Bashën dhe do të dalë krah Bashës për të bërë opozitë të fortë. Njerëzit vinin vërdallë nja 2-3 herë rreth kryeministrisë dhe lodheshin e iknin, se nuk frymëzoheshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat