Lirohen masat/ Njoftim i rëndësishëm për shqiptarët që duan të fluturojnë drejt Turqisë

Shqipëria

Lirohen masat/ Njoftim i rëndësishëm për shqiptarët që duan të fluturojnë drejt Turqisë

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 19:39
Ilustrim

Masa lehtësuese për qytetarët që duan të fluturojnë drejt Turqisë.

Nëse jeni vaksinuar me vaksinë anti-Covid, ose e keni kaluar virusin brenda 6 muajve, mund të udhëtoni drejt Stambollit, pa qenë nevoja për një test PCR.

Njoftimi është bërë i ditur në faqen zyrtare të “Air Albania”.

Nga ana tjetër, për personat e pavaksinuar apo që nuk e kanë kaluar Covid-in duhet që të bëjnë një test PCR të paktën 72 orë para nisjes, ose të bëjnë testin e shpejt 48 orë para nisjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat