Gazetaria në Zi/ Shuhet në moshën 91-vjeçare publicisti i njohur, Ymer Minxhozi

Shqipëria

Gazetaria në Zi/ Shuhet në moshën 91-vjeçare publicisti i njohur, Ymer Minxhozi

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 12:02
Ymer Minxhozi

Në moshën 91-vjeçare mbylli sytë përgjithmonë gazetari dhe publicisti i njohur, Ymer Minxhozi. Ymer Minxhozi është autor i mbi 20 librave me ese, satirë, shënime udhëtime dhe kujtime. Pasi ka mbaruar studimet në Moskë për gazetari në vitet ’50, ai ka qenë korrespondent i shtypit shqiptar në Kinë dhe vendet e Azisë Juglindore, e më pas ka drejtuar gjatë jetës së tij për shumë vite revistën “Shqipëria e Re”. Ymer Minxhozi ka përfaqësuar vendin tonë në disa kontakte diplomatike, kulturore e bisedime me vendet fqinje dhe ato evropiane.

Gazetar aktiv dhe i përkushtuar në profesionin e tij, Minxhozi ka qenë prezent me shkrimet e tij edhe pas viteve ’90, kohë gjatë të cilës ka botuar vëllimet “Borë e zezë”, “Shansi i humbur”, “Era e mykut”, “Ditari i tre kontinenteve” etj.

Ymer Minxhozi, një veteran i Luftës së Dytë Botërore, që në moshën 13-vjeçare ka marrë pjesë në Luftën Nacional Çlirimtare. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ai morri pjesë në shumë punë vullnetare për ndërtimin e shtetit të pasluftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat