Pas 25 prillit më shumë halle, Basha në garën për kryetar: Nuk dorëzohemi përballë masakrës

Shqipëria

Pas 25 prillit më shumë halle, Basha në garën për kryetar: Nuk dorëzohemi përballë masakrës

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 14:12
Lulzim Basha

Në takimin me mbështetësit në Kamëz dhe në Vorë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka denoncuar edhe një herë zgjedhjet e 25 prillit, duke i cilësuar masakër zgjedhore. Sipas tij, Rama i mori votat duke bashkëpunuar me të inkriminuar, teksa shton se sot shqiptarët janë edhe më të varfër.

Në takimet e zhvilluara me anëtarët e PD në Kamëz dhe në Vorë, Lulzim Basha, nuk ka folur për konkurrentët në sfidën për kryetar të selisë blu, por vëmendjen e ka drejtuar te zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas tij masakra zgjedhore e 25 prillit ka vënë në rrezik demokracinë, ndaj theksoi se beteja do të vazhdojë.

"Ai i ka shpallur luftë konceptit bazë të bashkëjetesës demokratike që është trajtimi i kundërshtarit brenda rregullave të garëse zgjedhore të bërë bërë nga rregullat të përballjes politike. Detyra jonë e parë dhe kryesore para shqiptarëve sot, njësoj si në ditët e para të lindjes së forcës tonë politike, nuk është thjeshtë dhe vetëm mundja elektorale e kundërshtarit, por është beteja për demokraci."

Duke i krahasuar votimet e rreth dy muajve më parë, me zgjedhjet e vitit 1991, basha nënvizoi se shqiptarët sot janë edhe më të varfër.

"Djallzia e parë është të na barazojë duke na shtrirë dorën e bashkëpunimit pa kushte. Pasi ka vjedhur shpresën e shqiptarëve për ndryshim, pasi ka tjetërsuar votën e tyre të na bëjë pjesë të vjedhjes. Nuk ka bashkëpunim me regjimin e Edi Ramës-Tom Doshit me shokë."

Në 13 qershor rreth 75 mijë anëtarë të PD-së do ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin mes emrave të Lulzim Bashës, Edit Harxhit, Agron Shehajt dhe Fatbardh Kadillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat