“Dy gisht lecka e botoks i gjallë”, Murrizi komenton skandalin e Gjykatëses së Elbasanit, Enkeleda Kapedani

Shqipëria

“Dy gisht lecka e botoks i gjallë”, Murrizi komenton skandalin e Gjykatëses së Elbasanit, Enkeleda Kapedani

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 13:32
Myslim Murrizi

Deputeti Myslim Murrizi gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka kërkuar nga  ILD që të kryejë një raport të detajuar para se të vendosë personat në poste të rëndësishme vendimmarrëse në vend.

Ai nuk la pa ironizuar skandalin e videove të “Tik Tok” të kryetares së Gjykatës së Elbasanit në ambientet e zyrë së saj.

Sipas tij, duhet të verifikohet pasuria e tyre dhe nga i marrin paratë që bëjnë botoksin apo blerjet e veshjeve të markave të shtrenjta.

“Ka Tik Tok Dhërmiu, Dubai e Katari  me dy gisht lecka në krahanur e botoks i gjallë. Pra zoti Metani ti merr furçë , por ka plas qelpsinlliku vu, duhet theksuar se fillon tek burimi. Ndaj komisioni i i ligjeve duhet që të kërkojë një raport të detajuar, të shihen botokset që bëjnë, të verifikohet pasuria. Sa paguhet fryrja e noçkave”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat