Një elektriçist vdiq dhe tjetri u plagos nga korrenti, burg pa afat për drejtuesin e punimeve të OSSH-së

Shqipëria

Një elektriçist vdiq dhe tjetri u plagos nga korrenti, burg pa afat për drejtuesin e punimeve të OSSH-së

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg drejtuesin e punimeve të OSSH-së,  Shkëlqim Onjea, pas aksidentimit të dy punonjësve ku një prej tyre, Gëzim Çabej, humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit të lartë pas kontaktit me rrymën elektrike.

52-vjeçari i arrestuar nuk kreu kontrollin dhe monitorimin e punës së elektriçistëve.

Gjithashtu nën hetim është edhe një operator i OSSH në Gjirokastër, pasi dyshohet se falsifikoi dokumente duke ndërhyrë në librin e dispeçerisë.

Seanca e parë u mbajt sot,  ku u caktua masa e sigurisë "burg pa afat" ndaj tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat