Ishin nisur nga Valbona drejt Thethit/ Humbin kontaktet dy turistë të huaj në Valbonë, telefonat e tyre rezultojnë të fikur

Shqipëria

Ishin nisur nga Valbona drejt Thethit/ Humbin kontaktet dy turistë të huaj në Valbonë, telefonat e tyre rezultojnë të fikur

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 11:43
Ilustrim

E PREMTE 4 QERSHOR 2021, 10:59GAZETA SHQIP

Dy turistë të huaj kanë humbur kontakteve, gjatë një udhëtimi turistik në zonën nga Rragimi në Qafë-Valbonë. Turistët ndërmorën këtë udhëtim për të shkuar në pikën tjetër turistike të Thethit.

Për shkak të vështirësisë nga terreni malor, por edhe mos komunikimi mes turistëve banorëve dhe policisë, dy turistët rezultojnë të humbur, pasi edhe telefonat e tyre janë të fikur.

Policia e Tropojës vijon kërkimin e këtyre dy turistëve për të cilët nuk dihen të dhënat dhe kombësia e tyre.

Dy turistë janë raportuar të humbur në zonat e thella të Valbonës, që prej ditës së djeshme. Policia ka nisur kërkimet për ta gjatë gjithë natës, deri në orën 03:00 të mëngjesit, por deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë prej tyre. Sipas informacioneve nga banorët dy turistët janë të moshës 35 vjeç të rinjtë.

Ditën e djeshme janë parë në Valbonë ku më pas kanë marrë udhëtimin për në Theth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat