Pas Gjirokastrës dhe Vlorës, Kolegji rrëzon kërkesën e opozitës edhe për Beratin

Shqipëria

Pas Gjirokastrës dhe Vlorës, Kolegji rrëzon kërkesën e opozitës edhe për Beratin

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 16:37
Kolegji

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar pretendimet e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të qarkut të Beratit.

PD dhe LSI kishin kërkuar pavlefshmërinë e rezultatit të zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre me pretendimin se ishin manipuluar.

Trupa gjyqësore vulosi rezultatin e 25 prillit në këtë qark ku partia e Monika Kryemadhit nuk arriti të merrte dot një mandat deputeti vetëm për 58 vota, ndërsa PS mori 5 deputetë dhe koalicioni PD-AN u nda me dy mandate.

Më herët Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesat e dy partive opozitare të vendit edhe në Gjirokastër e Vlorë, teksa pritet që në 9 qershor të shqyrtohet qyteti i Durrësit.

Ndërsa, një ditë më pas do të diskutohet për qarkun e Shkodrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat