“Non grata” në SHBA/ Berisha: Dorëheqjen s’e jap, përkundrazi, do jem më aktiv në Kuvend

Shqipëria

“Non grata” në SHBA/ Berisha: Dorëheqjen s’e jap, përkundrazi, do jem më aktiv në Kuvend

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 22:17
Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ftuar në “Zonë e Lirë”, komentoi vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për ta shpallur atë dhe familjen, ‘non grata’ në SHBA.

Berisha u shpreh i bindur që pas kësaj, qëndron kryeministri Edi Rama, që do të cënojë dinjitetin e tij, por edhe marrëdhëniet e mira që Berisha ka pasur me qeverinë amerikane, në kohën që ka qenë kryeministër.

Ai tha që nuk do të japë dorëheqjen nga deputeti, por shtoi se do të jetë tepër aktiv në Kuvendin e ardhshëm.

“Trashëgimia e SHBA është një rindërtim infrastrukturës së Shqipërisë, më shumë se në të gjitha kohët e marra së bashku. Trashëgimia e saj janë TAP-i, projekti i shekullit, janë miliarda euro të investuara në energjinë ujore. Janë nga Skënderbeu deri në vitin 2005, shqiptarët numëronin 4.500 rrënjë ullinj, ka mbi 11 milion deri në vitin 2013. Edi Rama e bën këtë, mendon që do e cënojë këtë trashëgimi.

Kjo është luftë me mullinjtë e erës. Ata që duan të cënojnë dinjitetin tim, që është ajo e një njeriu të zakonshëm, por që nuk e ndërroj me asgjë në botë. Jam unë gardian i tij, për asnjë njeri, vetëm për vetën time, për ata që kam përfaqësuar. Miqtë e mi nuk kanë nevojë t’i aktivizoj fare, ata kanë mendim absolut për shpifjet dhe qëllimet. Mund të thoshte që o Sali, me këto qëllime, po paraqitesh si një njeri që nuk pajtohet me to.

Unë anti-amerikan nuk bëhem kurrë. Jam ky që jam. Kam mbrojtur interesin publik, po e them këtu, në mënyrë absolute me energji të trefishuara. Nuk largohem. E kam pasur ndërmend të kap një projekt tjetër. Nuk jap dorëheqjen si deputet, do e shumëfishoj aktivitetin tim në parlament. Unë besoja se do të fitonim. Të gjithë forcën e Parlamentit si deputet, energjinë time, tre herë më shumë do të mbroj ato që kam mbrojtur”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat