Berisha person i padëshiruar për SHBA/ Ngjela: Pa prova nuk mund të shpallet një person non-grata.

Shqipëria

Berisha person i padëshiruar për SHBA/ Ngjela: Pa prova nuk mund të shpallet një person non-grata.

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 22:30
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar shpalljen ‘non grata’ të ish-kryeministrit Sali berisha nga SHBA.

Ngjela shprehet se nuk është e lehtë të shpallesh non-grata nga SHBA teksa shton se Berisha është në ndjekje 24 orë.

"Krimi vjen nga korrupsioni. Kur të nxjerr non grata Amerikë je i identifikuar dhe je nën kontroll, ka marrë fund. Një president dhe një kyeministër në një vend të korruptuar lidhet me krimin e organizuar. Berishën e futën me Kastron, me diktatorë.

Pa prova nuk mund të shpallet një person non-grata. Çfarë interesi ka ai të të shpallë non-grata dhe të shpenzojë duke të kontrolluar ty? PD e kupton si akt i zakonshëm organizativ. Amerika nuk është koloni e Francës.

Amerikanët deri më tani nuk kanë njohur asnjë Gjykatë Ndërkombëtare. Non grata është ndjekje 24 orë. Nuk është aq e lehtë të dalësh “Non-Grata” në Amerikë, mos të merret. Familja e Berishës është konceptuar si familje mafioze."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat