Një ditë pas shkarkimit të Metës, Veliaj shfaqet me presidentet Moisiu dhe Topi

Shqipëria

Një ditë pas shkarkimit të Metës, Veliaj shfaqet me presidentet Moisiu dhe Topi

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 17:01
Presidenti Alfred Moisiu, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe presidenti Bamir Topi

Një ditë pasi Kuvendi miratoi raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliajn, është takuar me dy ish-presidentët, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi.

Kryebashkiaku Veliaj, ka publikuar një foto në rrjetet sociale me dy presidentët, të cilën e shoqëron edhe me një shprehje të John Adams.

Me 104 vota pro Kuvendi miratoi  raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta për shkelje të rënda kushtetuese.

Në seancën e 9 qershorit morën pjesë në total 114 deputetë ku 7 prej tyre mungonin.

Nga këto, 104 votuan pro shkarkimit të Metës, 7 votuan kundër si edhe 3 abstenuan.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat