Nurellari: PD-ja duhet të marrë leksion nga LDK-ja në Kosovë

Shqipëria

Nurellari: PD-ja duhet të marrë leksion nga LDK-ja në Kosovë

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 22:47
Adri Nurellari

Politologu, Adri Nurellari thotë se Partia Demokratike hyri në zgjedhje e pozicionuar keq duke varur shpresat në fitorja vetëm tek Lëvizja Socialiste për Integrim. Sipas tij, PD edhe pas rezultatit po vazhdon të gabojë duke mos bërë reflektim.

“Martesa e detyruar me LSI e ka nisur keq lojën që në fillim duke u pozicionuar parti e dytë dhe që e kishte fitoren me shpresë vetëm si parti me patericat e LSI. Dhe retorika që po bëhet sot është se opozita është vetëm 30 mijë vota larg, por e vërteta është se PD ka një hendek shumë të thellë me PS. Kjo kërkon reflektim dhe kurajë me pa veten në pasqyrë”, deklaroi ai.

Sipas z. Nurellari, PD duhet të mësojë nga ajo çfarë i ka ndodhur partisë simotër të saj në Kosovë, LDK-së e cila duke mos reflektuar dhe marrë përgjegjësi ka humbur një masë të konsiderueshme të elektoratit.

“LDK ka qenë partia e parë shqiptare pluraliste e themeluar që prej 1989. Në zgjedhjet e para të parë ka marrë 45.5% të votave. Në 2004 ka marrë 45.42 dhe prej atëherë nuk ka pasur asnjëherë më fitore dhe nuk ka pasur asnjëherë marrje përgjegjësi edhe reflektim duke bërë që të vijë duke u tkurrur. Në 2021 është katandisur në 12.7%. E bëj këtë paralelizëm se çfarë ndodh nëse nuk ka radiografi të brendshëm apo pasqyrë. Ky është një leksion i mirë për partitë e tjera sepse partitë që kanë rrëzuar komizmin janë të pakta që janë akoma në këmbë”, deklaroi politologu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat