Plagosja në Korçë, gazetarja jep detaje: Ishin duke pirë alkool në lokalin e fshatit, pasi ...

Shqipëria

Plagosja në Korçë, gazetarja jep detaje: Ishin duke pirë alkool në lokalin e fshatit, pasi ...

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja e një 59-vjeçari nga vëllai i tij 61-vjeçari Koçi Mitre në Pustec të Korçës.

Gazetarja Lorena Kodra, raporton se dy vëllezërit ishin duke pirë alkool në një lokal të fshatit ku banoni, në momentin kur ka nisur debati.

Fillimisht sipas gazetares, ata kanë debatuar verbalisht, e më pas Koçi Mitre, ka nxjerr thikën dhe ka qëlluar vëllain, Pali Mitre, duke e lënë të plagosur rëndë.

Ky i fundit është dërguar me urgjencë për në spital, ndërsa vëllai i tij, Koçi Mitre, është arrestuar në kohë rekord nga policia dhe aktualisht ndodhet në ambientet e komisariatit të Korçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat