“Haja buburreca dhe më rrihnin me grushte”/ E reja që u rrit në jetimore bën rrëfimin tronditës

Shqipëria

“Haja buburreca dhe më rrihnin me grushte”/ E reja që u rrit në jetimore bën rrëfimin tronditës

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 08:03
Afërdita Dule

Një histori rrëqethëse erdhi ditën e djeshme në programin ‘E Diela Shqiptare’. Pas kërkesës së babait biologjik, emisioni gjeti vajzën e Yzeirit, të cilën ai e çoi në shtëpinë e fëmijës në Vlorë pasi gruaja e tij pati probleme të shëndetit mendor pas lindjes. Yzeiri ka treguar se kanë pasur probleme ekonomike dhe gjendja e së shoqes e bëri të pamundur rritjen e vajzës së tyre të vogël Afërdita dhe e çuan në jetimore, me shpresën për ta rimarrë pasi gruaja e tij të shërohej.

Në studio ka ardhur Afërdita e cila është birësuar nga prindër italianë. Ajo ka ndryshuar dhe emrin dhe quhej Maria Pia Malteze. Afërdita Dule vjen ne studio e cila flet në gjuhën italiane sepse është larguar shumë e vogël nga Shqipëria.

Ajo shprehet se e mban mend fëmijërinë e saj dhe ka qenë tepër e vështirë, madje uron që të mos e kalojë askush një gjë të tillë. Shprehet se e kanë braktisur në jetimoren e Vlorës dhe akoma dhe sot nuk e di arsyen e vërtetë, gjë që e ka munduar prej vitesh, madje në jetimore nuk e trajtonin mirë.

Maria: Nuk më trajtonin mirë, më vinin në punë, më vinin me shumë fëmijë  në dhomë, bënim çfarë thoshte edukatorja, përndryshe na ndëshkonin nëse nuk e bëja, më rrinin ose më vinin në izolim pa ujë dhe pa ushqim. Isha 6 vjeç dhe nuk do i harroj dot kurrë këto gjëra. Mbaj mend që dhe shumë fëmijë të tjerë qanin nga uria, unë nuk haja atë që hanin edukatoret. Unë haja lëkura patatesh, lëkura shalqiri, makarona dhe bukë të ndenjur që ato hidhnin në mbeturina. Nuk më jepnin asnjë gjë tjetër për të ngrënë, unë vidhja për të ngrënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat