Nepotizmi/Babë e bijë prej 3 vitesh në Bankën e Shqipërisë, Ridvan dhe Adela Bode, 42 milionë lekë paga në vit, administrata peng e kupolës së korruptuar

Shqipëria

Nepotizmi/Babë e bijë prej 3 vitesh në Bankën e Shqipërisë, Ridvan dhe Adela Bode, 42 milionë lekë paga në vit, administrata peng e kupolës së korruptuar

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 16:39
Ridvan Bode

Administrata publike është marrë peng nga kupola mafioze politike e Tiranës, duke e kthyer në strehë për pushtetarët, ish- pushtetarët, familjarët dhe mikeshat e tyre. Kjo është arsyeja se pse Edi Rama sa vjen e duket më qesharak kur flet për reformë dhe meritokraci në administratë.

Administrata publike sot është pushtuar nga tre bandat politike, PS, PD dhe LSI. Mes shembujve flagrantë të kapjes së administratës është edhe rasti i Ridvan Bodes, ish ministri i Financave në qeverinë e Sali Berishës, për 8 vite me radhë.

Vajza e Rivan Bodes, Adela Bode, është punësuar prej vitesh në Bankën e Shqipërisë, e cila është oazi më nepotik në Shqipëri. Ajo merr çdo vit nga 20 milionë lekë pagë.

Në vitin 2018, Edi Rama emëroi edhe Ridvan Boden anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Bode merr çdo vit mbi 22 milionë lekë pagë. Që nga viti 2018, në konflikt të hapur interesi dhe duke shënuar një rast skandaloz nepotizmi, babë e bijë punojnë në Bankën e Shqipërisë, Ridvani në rolin e mbikëqyrësit, ndërsa  bija në rolin e zbatueses së punëve në BSH.

Në vitin 2014, ish ministri i Financave të Edi Ramës, Shkëlqim Cani, dërgoi në prokurori disa dosje për vjedhjet masive të Ridvan Bodes kur ishte ministër Financash i Berishës. Bodes jo vetëm nuk i hyri ‘gjëmb’ në këmbë nga drejtësia e kapur në atë kohë prej mafies politike, por sot Shkëlqim Cani nuk ka “adresë”, ndërsa Bode merr vendime në bordin ku lëvizin thasët me para, pikërisht në Bankën e Shqipërisë.

Në vitin 2015, institucioni i deklarimit dhe kontrollit të pasurive e kallëzoi Ridvan Boden në prokurori për pastrim parash, mashtrim me deklaratat e pasurisë, fshehje pasurie etj. Ridvan Bode dhe Partia Demokratike e konsideruan kallëzimin si një sulm politik të Edi Ramës. Dosja e Bodes u mbyll pa zhurmë. Edi Rama e propozoi më pas Boden anëtar të Bordit të BSH, ku urdhëroi ushtarët e tij në grupin parlamentar të PS-së që ta votonin në Kuvend. Më vonë, Rama urdhëroi sërish ushtarët e tij që të shkarkonin nga Bordi, Arben Malajn, i cili më parë ka qenë ministër i Financave në qeverinë e Fatos Nanos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat