Ministrja Kushi me Rektorin e Universitetit të Ukrainës: Mbështetje për programe të përbashkëta të studimit

Shqipëria

Ministrja Kushi me Rektorin e Universitetit të Ukrainës: Mbështetje për programe të përbashkëta të studimit

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 14:40
Foto nga takimi

Ditën e sotme, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka pritur në ambientet e MASR Rektorin e Universitetit të Aviacionit Kombëtar të Ukrainës dhe delegacionin e tij, me të cilët ka diskutuar për potencialin e bashkëpunimit në fusha të përbashkëta.

“Sot pata kënaqësinë të mirëpres Rektorin e Universitetit të Aviacionit Kombëtar të Ukrainës dhe delegacionin e tij, ku shpreha mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për projektet konkrete dhe sidomos programet e përbashkëta të studimit me institucionet tona të arsimit të lartë”, shprehet Ministrja Kushi në publikimin e saj në rrjete sociale.

Ministrja Kushi, ndër të tjera cilëson faktin se gjatë takimit ka prezantuar edhe objektivat e ministrisë për të ofruar më shumë stimuj për diplomat e dyfishta, trajnimet dhe certifikimet pasuniversitare, si dhe fusha të tjera që kanë potencial shumë të mirë bashkëpunimi mes palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat