Urgjenca Mjekësore: Si të parandaloni dëmtimet dhe oraret që duhet të shmangni

Shqipëria

Urgjenca Mjekësore: Si të parandaloni dëmtimet dhe oraret që duhet të shmangni

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 15:54
Ilustrim

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, i bën thirrje që qytetarëve të tregohen të kujdesshëm me rritjen e temperaturave.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” shpjegon hapat që duhet të ndiqen për të parandaluar dëmtimet nga i nxehti, ndërsa bën apel që të evitohet ekspozimi në diell nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Po ashtu për çdo urgjencë është vendosur edhe numri 127 për të kontaktuar me Urgjencë Mjekësore për çdo rast.

Njoftimi i plotë:

Ndihma e parë: Goditja nga i nxehti.

Parandalimi i dëmtimeve nga i nxehti:

– Evitoni ekspozimin në diell nga ora 11:00 – 17:00, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.

– Ambienti të jetë i freskët dhe ajrosur mirë. Të vendosen perde të errëta në dritare që janë të ekspozuara ndaj rrezatimit të diellit.

– Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë.

– Konsumoni vakte ushqimore të shpeshta dhe në sasi të vogël. Të ftohta dhe me përbërës ushqimorë të tretshëm.

– Vishuni me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje.

– Për personat që përdorin terapi mbajtëse të mos e ndërpresin ose ndryshojnë pa u konsultuar me mjekun.

– Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir.

Për çdo Urgjencë Mjekësore telefononi në numrin pa pagesë 127.

Image
Njoftimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat