Biznesmenit që u vra në Velipojë, tre vite më parë i ekzekutuan djalin mbi kalë

Shqipëria

Biznesmenit që u vra në Velipojë, tre vite më parë i ekzekutuan djalin mbi kalë

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 06:39
Arjan Ferracaku

Tre vite më parë i ekzekutuan djalin mbi kalë. Ndërsa ka qenë një bilanc tejet tragjik ai i konfliktit me armë në mesnatë në Velipojë me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur pas sherrit pë shezllonët.

Protagonistë të konfliktit janë pronarëve të dy bizneseve, Ferracaku dhe Gocaj.

Paraprakisht mësohet se Kujtim Ferracaku, pronar i restorant “Fantazia” u konfliktua me pronarët e hotel “Gocaj” për shezlonët në plazh.

Si pasojë mbeti i vrarë Kujtim Ferracaku, punonjësi i shezlongeve dhe dy viktimat e tjera janë nga familja Gocaj.

Nga plumbat ka mbetur i plagosur edhe vëllai i viktimës, Kujtim Frracakut bashkë me një tjetër person. Kujtim Ferracakut që u vra sonte tre vite më parë iu ekzekutua djali në Shkodër.

Si u vra Arjan Ferracaku?

Në datën 1 shtator 2018, rreth orës 13.50, Arjan Ferracaku po kalëronte i shoqëruar nga disa miq të tij. Tre persona të armatosur, po i prisnin ata të fshehur pas shkurreve.

Papritur në drejtim të Ferracakut qëllohet me breshëri. Pas disa metrash, ai rrëzohet i vdekur, po ashtu, edhe kali i tij mori disa plumba.

Autorët u afruan pranë trupit të pajetë, dhe për të qenë të sigurt në këtë vrasje, e qëlluan sërish në kokë dhe në gjoks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat