Tregu i punës dhe profesionet më të kërkuara, ja çfarë këshillon eksperti për maturantët

Shqipëria

Tregu i punës dhe profesionet më të kërkuara, ja çfarë këshillon eksperti për maturantët

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 20:28
Foto ilustrim

Në një kohë kur maturantët do të bëjnë plotësimin e formularit për aplikimet në universitete,eksperti i punësimit Ylber Gjeta, këshillon orientimin e të rinjve drejt studimeve profesionale, për të cilat ka nevojë tregu i punës.

Shkollat profesionale, rekrutimet e trajnimet në fushën e hoteleri turizmit, ndërtimtarisë, dizajnit janë disa nga sugjerimet e ekspertëve të punësimit.

"Janë disa degë që i kërkon tregu i punës, siç janë inxhinieria elektrike dhe teknologjia e informacionit. Për vajzat në fushën e turizmit, ndihmëse arkitekte."

Ndërsa degët që kanë më shumë mundësi punësimi janë inxhinierisë, teknologjisë ushqimore, mjekësisë turizmit.

"Mund të sugjeroja degët, të cilat po ecin me hapin e kohës, të cilat janë teknologjia e informacionit, inxhinieri elektrike, inxhinieri ndërtimi, mjekësia."

Agjencitë e punësimit janë kthyer kohët e fundit një mundësi e mirë për orientim e këshillim në tregun e punës, e kryesisht për personat, që janë apo duan të jenë të mirë kualifikuar, në një fushë të caktuar.

Nevojat për t’u informuar se për çfarë ka nevojë tregu i punës shpeshherë kanë krijuar hendek mes realitetit e vendimeve që të rinjtë ndërmarrin për karrierën dhe të ardhmen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat