Ju dogjën 60 çadra e shezlongë ditën që mori lejen për shfrytëzimin e plazhit, pronari: Kisha konflikt me fqinjët

Shqipëria

Ju dogjën 60 çadra e shezlongë ditën që mori lejen për shfrytëzimin e plazhit, pronari: Kisha konflikt me fqinjët

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 08:38
Ilustrim

Bilbil Domi, të cilit ju dogjën pak pas mesnatës 60 çadra dhe shezlongë në plazhin e Drimadhes ka treguar se para uniformave blu se ka patur gjatë ditëve të fundit konflikte për hapësirën e plazhit me fqinjët.

Siç ka treguar Domi, të dielën e 27 qershorit, ai kishte marr lejen për shfrytëzimin e hapësirës së tij dhe 60 çadrat dhe shezlongët i kishte bërë gati për ti vendosur në shfrytëzim këtë të hënë, por fatkeqësisht pak pas mesnatës ju dogjën nga zjarri.

Policia ka nisur hetimet për të mësuar më tepër rreth ngjarjes ku pista kryesore ku po hetohet është konkurrenca.

Konflikti për ndarjen e hapësirave të plazhit la katër të vdekur në Shkodër mbrëmjen e të shtunës, 26 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat