Varianti Delta/ Epidemiologu Alimehmeti: Ka transmetueshmëri 40% më të lartë se varianti britanik

Shqipëria

Varianti Delta/ Epidemiologu Alimehmeti: Ka transmetueshmëri 40% më të lartë se varianti britanik

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 21:05
Ilir Alimehmeti

I ftuar në edicionin e lajmeve, mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ka komentuar variantin indian ‘Delta’, që tashmë ka mbërritur edhe në Kosovë, janë konfirmuar dhe dy rastet e para.

Ai është shprehur se ky variant ka transmetueshmëri 40% më të lartë se variant britanik. Ai thotë vaksina ka ndihmuar  në luftën e variantit indian teksa shton se njerëzit duhet të marrin dy doza të vaksinës Pfizer ose AstraZeneca, dhe jo një.

"Ka një transmetueshmëri më të lartë, rreth 40% më të lartë në krahasim me variantin britanik, pavarësisht nga mosha. Çka dimë nga CDC, mbi variantin Delta tregon shumë qartë që transmetueshmëria është shumë e lartë, hospitalizim është akoma edhe më i lartë në krahasim me variantet e tjera, CFR(vdekshmëria e rasteve të njohura) është 0,3 %, ndërkohë që në variantin britanik ishte 2%.

Kjo nuk shkon në linjë me faktin se hospitalizimi është më i madh dhe vdekshmëria është më e ulët. Mund të ketë ndihmuar procesi i vaksinimit, por këtu jemi duke folur për njerëz të pavaksinuar. Vaksinimi ka ndimuar për variantin Delta, por është treguar se duhen të dyja dozat e vaksinave AstraZenca dhe Pfizer, një dozë e vetme tregoi se nuk ndihmon dot.

Aksidentet e shtuara rrugore, psikologët e sociologët propozojnë ashpërsim të masave ndëshkuese dhe test inteligjence

Kjo nuk do të zhduket do përfundojë në një endemi. Do të ketë vatra shumë të mëdha, sepse shumë shtete nuk kanë fare vaksina, dhe rrugës do shuhen dhe do merren vatra të vogla. Megjithatë do presim vjeshtën pasi është vjeshta që tregon se ku është situata. E gjithë Europa është në rënia përjashtim bën Anglia dhe Rusia."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat